×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka me postim emocionues pas tërmeteve: Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 20:13

    Granit Xhaka ka bërë një postim në Instagram që ka të bëjë me ngjarjet e fundit në Shqipëri, ku tërmetet kanë shkaktuar dëme të mëdha


    Mesfushori me origjinë nga Prishtina ka bërë thirrje që t’u ndihmohet sa më shumë të prekurve nga tërmetet në Shqipëri, shkruan Reporteri.net

    Tërmeti me pasoja fatale ishte ai i ditës së djeshme ku 30 persona mbetën të vdekur, mbi 600 të lënduar si dhe kishte dëme të shumta materiale.

    “Jam shumë i prekur me tragjedinë e vëllezërve tonë në Shqipëri të prekur nga tërmeti. Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë dhe ne jemi rritur me dashurinë për vendin amë. Ndaj bëj thirrje, që në këtë ditë kaq të vështirë për popullin shqiptar të ndihmojmë me të gjitha mënyrat që mundemi. Gjithmonë bashkë, në të mirë e në të keq,” ka shkruajtur Xhaka në Instagram. /Reporteri.net/
    Graniti2

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!