×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka në ekipin ideal të vitit në Gjermani

    Reporteri
    21 Maj 2024 | 11:52

    Granit Xhaka e bëri një rikthim sensacional në Bundesligë.

    Pasi kishte shkëlqyer me Borussia Monchengladbachun vite më parë, ylli kosovar e bëri të njëjtën gjë edhe në këtë edicion.

    Përfaqësuesi zviceran i dha fund eksperiencës angleze me Arsenalin për t’u rikthyer në kampionatin gjerman.
    Shumëkush e kritikoi veteranin e mesfushës, duke konsideruar se e kishte bërë një hap prapa në karrierë pasi e la atë që konsiderohet si liga më e fortë në botë – Premierligën, shkruan “Gazeta Express”.

    Sidoqoftë, ish-futbollisti i Baselit i heshti kritikët duke e marrë në dorë ekipin e Bayer Leverkusenin.

    Xhaka me “Farmaceutikët” e mbylli sezonin përrallor në Bundesligë pa e pësuar asnjë humbje, për t’iu bashkuar kështu rekordeve të regjistruara paraprakisht nga Arsenali, Milani e Juventusi.

    E falë paraqitjeve solide, Xhaka s’kish se si të mos shpërblehej.

    Faqja e specializuar për transfere dhe vlerësime të lojtarëve, e ka përfshirë Granitin në ekipin ideal të sezonit në Bundesligë.

    Kampioni i freskët gjerman vlerësohet 20 milionë euro, ndërsa e gjen veten përpara mbrojtjes ideale.

    31 vjeçari i ka zhvilluar 33 ndeshje në Bundesligë, me ç’rast i ka shënuar tre gola.

    Gjithashtu, Xhaka ka mundësi ta fitojë edhe Ligën e Evropës, ku në finale do të përballet me Atalantën.

    Aty, futbollisti luftarak i ka zhvilluar 10 ndeshje dhe i ka dhuruar dy asistime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!