×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Xhaka publikon foto me Ardon Jasharin, Embolo i komenton në shqip

    Reporteri
    03 Dhjetor 2022 | 11:50

    Zvicra ka eliminuar Serbinë nga Kampionati Botëror për të dytën herë, duke e mposhtur me rezultat 3:2.

    Granit Xhaka ishte pa dyshim ylli i mbrëmjes, i cili u shpall u shpall edhe lojtari i ndeshjes, pasi kishte një paraqitje mbresëlënëse.

    Fitoren ndaj Serbisë, Xhaka e festoi duke e veshur fanellën e Ardon Jasharit, një tjetër futbollisti shqiptar që luan për Zvicrën.

    Më pas, Xhaka e ka publikuar në Instagramin e tij edhe një foto me Jasharin dhe ku shihet me fanellën e tij.

    Vëmendje ka marrë komenti i Breel Embolo, i cili shënoi golin e dytë për Zvicrën në minutën e 44-të. Ai ka komentuar në shqip, duke e quajtur Xhakën “luan”.

    “Luan repeat repeat repeat ??”, ka qenë komenti i Embolos, që deri tash ka marrë gati 900 pëlqime.

    Ndryshe, golin e parë për Zvicrën e shënoi Xherdan Shaqiri, të dytën Breel Embolo, e të tretën Remo Freueler.

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!