×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka shembulli më i keq i një kapiteni, këto fjalë që ia tha tifozëve të Arsenalit do t’i kushtojnë shumë

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 19:49

    Granit Xhaka iu është drejtuar me shumë mllef tifozëve të Arsenalit në ndeshjen ndaj Crystal Palace


    Arsenali barazoi 2-2 me Crystal Palace në shtëpi, ndërsa gjëja kryesore që po flitet më së shumti në këtë ndeshje është momenti kur u zëvendësua Xhaka, i cili është edhe kapiten i skuadrës, shkruan Reporteri.net

    Tifozët e Arsenalit nuk janë të kënaqur me Xhakën të cilin e kritikojnë vazhdimisht në rrjete sociale, ndërsa këtë herë e vërshëllyen në momentin që ai po dilte nga fusha.

    Emery vendosi që ta zëvendësonte mesfushorin nga Prishtina me Sakan në minutën e 61-të.

    Por, gjatë kohës sa ai po dilte nga fusha tifozët e vërshëllyen atë me Xhakën që iu tha atyre “Fuck off” që nëse e përkthejmë në shqip i bie q*nu. Një fjalë shumë e rëndë kjo, e madje edhe më e rëndë kur thuhet nga një kapiten i skuadrës.

    Sikur të mos mjaftonte kjo fjalë që ia tha, Xhaka edhe e hoqi fanellën dhe u largua drejt e në dhomat e zhveshjes duke mos qëndruar në bankën rezervë.

    Ky moment po komentohet me të madhe në rrjetet sociale me tifozët e Arsenalit që nuk do ta kapërdijnë lehtë këtë gjest. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!