Zvicra mbrëmë barazoi 1-1 me Irlandën në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020
Në Zvicër i madh e i vogël kanë diskutuar për refuzimin që Xherdan Shaqiri ia bëri ‘Helvetikëve’ për ndeshjet e shtatorit, shkruan Reporteri.net
Raportohet se Shaqirit i ka mbetur hatri se pse ai nuk është kapiten i Kombëtares, derisa Granit Xhaka ka thënë se nëse ky është problemi, atëherë do t’ia dorëzonte me dëshirë shiritin mesfushorit nga Zhegra.
“Nëse më të vërtetë problemi është me shiritin e kapitenit, atëherë mund të ulemi në një tryezë. Ai dhe unë”, ka thënë Xhaka.
“Unë mendoj se jemi mjaft të pjekur për të folur për këtë temë. Nëse ky është më të vërtetë problemi, ai mund të mbaj shiritin e kapitenit. Nuk ka problem për mua, nëse e mbaj apo jo shiritin e kapitenit”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.