×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka thyen heshtjen dhe flet për herë të parë pasi e çoi peshë Anglinë me gjestin e tij

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 20:37

    Granit Xhaka ka reaguar për herë të parë pas gjestit që kishte bërë fundjavën që shkoi


    Mesfushori me prejardhje nga Prishtina reagoi ashpër pasi tifozët e vërshëllyen në kohën kur zëvendësohej me Sakan, në ndeshjen kundër Crystal Palace, shkruan Reporteri.net

    Xhaka iu tha tifozëve q*nu dhe vazhdoi rrugën i nervozuar për në dhomat e zhveshjes.

    Ai ka refuzuar që t’i kërkojë falje tifozëve për sjelljen e tij, derisa sot për herë të parë ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

    Pasi kam marrë kohën e nevojshme për të reflektuar në atë që ka ndodhur të dielën, do të doja të jap një shpjegim në vend të një përgjigjeje të shpejtë. Skenat që ndodhën rreth zëvendësimit tim më kanë shokuar. E dua këtë klub dhe jap gjithmonë 100 për qind të vetes.

    Ndjenjat e mija që të mos kuptohem nga fansat dhe komentet abuzuese që përsëriteshin në ndeshje dhe në rrjete sociale përgjatë javëve të fundit dhe muajve, më kanë lënduar thellë. Njerëzit kanë thënë gjëra si “Do të të thyejmë këmbët”, “Do të vrasim gruan tënde” dhe “Urojmë që vajza jote të marrë kancerin”.

    Kjo më ka trazuar dhe kam arritur në pikën që kam shpërthyer kur ndjeva refuzimin në stadium të dielën.

    Në këtë situatë, humba veten dhe reagova në atë mënyrë të parespektueshme ndaj grupit të fansave që përkrahin klubin tonë, ekipin dhe mua me energji pozitive. Kjo s’ishte qëllimi im dhe kërkoj falje nëse kjo është ajo që mendojnë njerëzit.

    Uroj që të kthehemi me respekt të përbashkët, të kujtojmë pse kemi rënë në dashuri me këtë lojë në vend të parë. Të ecim bashkë pozitivisht përpara./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!