Granit Xhaka mbeti i tërbuar nga qasja e bashkëlojtarëve të vet në humbjen e Arsenalit kundër Liverpoolit të hënën në Premierligë.
Përfaqësuesi shqiptar i Zvicrës thuhet t’i ketë kritikuar ashpër dhe zëshëm bashkëlojtarët e vet gjatë festimit të golit të epërsisë që Alexandre Lacazette e shënoi në pjesën e parë në Anfield, transmeton Express.
BeIN Sports raporton se Xhaka u dëgjua duke bërtitur “kemi frikë” gjatë pushimit mes pjesëve dhe ishte dukur i mllefosur me gatishmërinë e ekipit të vet për t’i lejuar shumë hapësirë kundërshtarit.
Xhaka luajti përkrah Mohamed Elneny në qendër të mesfushës mbrëmjen e së hënës, por dyshja e Arsenalit nuk ishte në gjendje ta merrte nën kontroll lojën.
Ishin vendasit që e mbizotëruan topin shumicën e kohës dhe Xhaka kishte shprehur pakënaqësi me lojën pasive të bashkëlojtarëve.
Pavarësisht se kaloi në epërsi përmes Lacazette dhe falë gabimit trashanik nga Andy Robertson, Arsenali i pësoi tri gola në vazhdim nga Sadio Mane, Robertson dhe Diego Jota.
Xhaka u zëvendësua pas një ore lojë, duke i liruar vend Dani Ceballos.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.