Arsenali sot nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 në udhëtim te Watford
Arsenali kishte epërsinë prej dy golave pas pjesës së parë, por në pjesën e dytë Watfordi shënoi dy herë dhe barazoi rezultatin, me skuadrat që ndanë pikët në fund, shkruan Reporteri.net
Granit Xhaka në këtë takim ishte titullar dhe pas ndeshjes ka thënë se skuadra e tij nuk tregoi karakter në pjesë të dytë.
I pyetur fillimisht nga gazetari se si ishte atmosfera në zhveshtore pas barazimit, ylli nga Prishtina u përgjigj kështu:
“Natyrisht, zhgënjyese, ne e paguajtëm në pjesën e dytë,” tha fillimisht Xhaka.
Gazetari më pas i tha se çka ndodhi në pjesën e dytë, ndërsa Xhaka i tha se kjo është një pyetje e mirë.
“Kjo është një pyetje e mirë, ne kishim një pjesë të parë të mirë, shënuam dy herë, çdo gjë ishte mirë, secili ishte i lumtur dhe më pas dalim në fushë dhe luajtëm aq keq sa duhet të jemi me fat që morëm një pikë.
Çfarë ishte keq në pjesën e dytë ishte pyetja e radhës.
“Gjithçka ishte keq, nga sekonda e parë e pjesës së dytë e deri në fund. Ne nuk e luajtëm lojën tonë. Ne ishim shumë të frikësuar,” përfundoi mesfushori i Arsenalit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.