×
  • Sport
  • Sport

    Xhakës po ia gatuajnë kulaçin te Arsenali, së shpejti vendim i ri për kapitenin e skuadrës

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 14:59

    Granit Xhaka aktualisht është duke e mbajtur shiritin e kapitenit tek Arsenali, por si duket Unai Emery mund t’ia jap dikujt tjetër shiritin pas disa javësh


    Që nga largimi i Laurent Koscienly shiritin e kapitenit te Arsenali e mban mesfushori nga Prishtina, shkruan Reporteri.net

    Por, në ndeshjen kundër Notinghamit në kuadër të EFL Cup për disa minuta kapiten i skuadrës ishte Rob Holding, i cili ka një synim që ta mbajë edhe në ndeshje tjera shiritin.

    Holding ka zbuluar se lojtarët kanë votuar se kush duhet të jetë kapiten i Arsenalit javën e kaluar.

    “Ne patëm një votim javën e kaluar, kështu që do të shohim se çfarë ndodh dhe do të shohim cili emër zgjidhet”, ka thënë Holding.

    “Duhej të shkruanim emrat dhe pastaj t’ua jepnim menaxherit. Ai do t’i përshkojë ata padyshim me kontributin e tij dhe pastaj do të shohim se çfarë ndodh”.

    “Nuk e di [kur do të shpallet vendimi]. Mendoj se do të ndodhë në dy ditët ose javën e ardhshme. Nuk kam ide.

    “Nëse e fitoj atë, atëherë do të jem më shumë se i lumtur dhe i nderuar,” përfundoi Holding. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!