Xherdan Shaqiri do të ndërrojë skuadër gjatë verës.
Sulmuesi shqiptar ka kontratë me Liverpoolin deri më 2023, por nuk bën pjesë në planet e Jurgen Klopp dhe është i lirë të vazhdojë karrierën diku tjetër.
Ka disa muaj që raportohet se Fenerbahçe interesohet për 29-vjeçarin, që madje ka zëra se në parim klubi turk ka arritur marrëveshje me Liverpoolin dhe po punon për ta bindur Shaqirin që karrierën ta vazhdojë në Turqi.
Sipas sajti turk “Fotomaç”, drejtuesit e Fenerbahçes tashmë kanë nisur negociatat me agjentin e Shaqirit, që është vëllai i tij, Erdin Shaqiri.
Kërkesa e Shaqës është që të fitojë tre milionë euro në sezon në Turqi dhe mund të nënshkruajë kontratë deri më 2024.
Shaqiri, që është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2018, është paraqitur vetëm në 22 ndeshje këtë edicion, ka dhuruar katër asistime dhe ka shënuar një gol.
Për tre sezone te Liverpooli, ishi i Bayern Munich dhe Interit ka bërë 63 paraqitje, ka shënuar 8 gola.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.