×
  • Sport
  • Sport

    Xhudistët kosovarë shënojnë rritje në renditjen botërore, pas suksesit në Portugali

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 11:37

    Xhudistët e Kosovës shënuan përparim në renditjen e përgjithshme botërore të xhudos të hënën, falë paraqitjeve mbresëlënëse në Kampionatin Evropian 2021, që u mbajt në fundjavë në Portugali.


    Tre prej pesë xhudistëve të Kosovës fituan medalje në Portugali, ndërsa dy të tjerët zunë vendet e pesat në kategoritë e tyre përkatëse, duke e shënuar suksesin më të madh të ekipit të xhudos në një turne deri tani, raporton Express.

    Ishte një ditë e madhe për xhudon kosovare vërtet, sepse, për më tepër, Kosova u rendit e para në këtë kampionat, duke e mbyllur turneun si shteti me rezultatet më mira nga të gjitha vendet.

    Akil Gjakova dhe Laura Fazliu shënuan ngritje në renditjen botërore në kategoritë e tyre përkatëse, derisa Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Nora Gjakova i ruajtën pozitat e veta paraprake.

    &nbspKrasniqi u bë kampione e Evropës në xhudo në kategorinë -48 kilogramë dhe e ruajti pozitën e parë në këtë kategori me 9265 pikë.

    Akil Gjakova e fitoi Evropianin për herë të parë në karrierë në kategorinë -73 kilogramë dhe u ngrit nga vendi i 8-të në atë të 7-të.

    Nora Gjakova e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë -57 kilogramë dhe ngel në pozitën e 4-të.

    Ndërsa Laura Fazliu dhe Loriana Kuka zunë vendet e pesta në kategoritë e tyre përkatëse, -63 kilogramë dhe -78 kilogramë.

    Fazliu shënoi ngritje të madhe duke lëvizur tetë vende më lart dhe tani renditet e 42-ta në kategorinë e saj.

    Kuka ngeli në vendin e 8-të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!