×
  • Sport
  • Sport

    Xhudistët u rikthehen garave ndërkombëtare – për Kosovën lufton edhe një japonez

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 18:26

    Xhudistët iu kthehen garave ndërkombëtare pas shtatë muajsh


    Pas shtatë muajsh mungese shkaku i përhapjesë së pandemisë COVID-19, xhudistët tanë do t’iu kthehen garave ndërkombëtare.

    “Këtë fundjavë (3 dhe 4 tetor 2020) do të mbahet Kupa Evropiane për seniorë, e cila zhvillohet në Dubrovnik të Kroacisë. Ekipi i xhudos përfaqësohet nga Erza Muminoviq, kategoria -48 kilogramë, Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Shigeki Nakamura (-73 kg)”, njofton trajneri Driton Kuka.

    “Për Nakamurën, që ka prejardhje nga Japonia, do të jetë gara e parë ndërkombëtare që përfaqëson vendin tonë, që prej marrjes së pasaportës së Kosovës muajin e kaluar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!