×
  • Sport
  • Sport

    Yamal: Ishim superiorë ndaj Interit por nuk mjaftoi, në Milano do të japim gjithçka për të shkuar në finale

    Reporteri
    01 Maj 2025 | 9:34

    “Menduam se do të mundë ta fitonim lojën, por është mirë edhe kështu. Tash do të mendojmë për lojën e kthimit dhe për ta fituar atë.”

    Këto ishin fjalët e para të Lamine Yamal në mikrofonin e mediumit spanjoll “Marca” pas barazimit të çmendur 3:3 me Interin mbrëmë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

    17 vjeçari e shënoi një gol ndaj “Nerazzurri” dhe ishte i jashtëzakonshëm tek Barcelona.

    Sidoqoftë, gjiganti katalunas duhet ta kërkojë kualifikimin në finale në lojën e kthimit, e cila do të luhet të martën që vjen në Milano.

    “Unë mendoj gjithmonë për të fituar, është gjëja më e rëndësishme. Për këtë, isha paksa i dëshpëruar kur përfundoi loja. Qysh tash po mendoj për lojën e kthimit”, nënvizoi tutje super-talenti spanjoll, i cili e ka një porosi edhe për tifozët.

    “Jam mirënjohës sepse ata po e vlerësojnë dhe çmojnë punën time. Mendoj të zbavitem dhe të vazhdoj ta jap kontributin tim.”

    “Unë mundohem gjithmonë që ta jap më të mirën për skuadrën. Ta jap maksimumin. Doja më shumë, doja ta fitoja lojën. Në ndeshjen e kthimit do të japim gjithçka dhe mendoj se do të kalojmë tutje.”

    Përfaqësuesi spanjoll foli edhe për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet më 6 maj.

    “Do të japim gjithçka në Milano. Jemi një hap afër finales. Ishim superiorë, por kjo nuk mjaftoi. Do të shkojmë atje për të fituar”, tha në fund Yamal./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!