×
  • Sport
  • Sport

    Yann Sommer transferohet në Bayern Munchen

    Reporteri
    19 Janar 2023 | 18:16

    Bayern Munchen e ka kompletuar transferimin e Yann Sommer nga Borussia Monchengladbach pasi që portieri i tyre numër 1, Manuel Neuer e theu këmbën.

    Bayerni janë duke u përpjekur për të nënshkruar me zviceranin që disa javë, pasi që ata kanë dashur që ta zëvendësojnë Neuerin që theu këngën kur ishte në skijim. Shuma e transferit është tetë milionë euro me 1.5 milion bonuse, sipas asaj që ka shkruar Fabrizio Romano. Bonuset do të shtohen nëse Bayerni arrin ta fitojë Ligën e Kampionëve, me Sommer që ka nënshkruar dy vite kontratë për të luajtur për skuadrën e Julian Nagelsmann.

    Bayerni ishte në kërkim të një portieri të ri pas lëndimit të Neuer. Edhe pse ai do të jetë 37 vjeçar më 2023, gjermani mbetet pjesë kruciale e skuadrës dhe pritet që të luajë edhe një sezon para se ta marrë në konsideratë pensionin. Sommer, në anën tjetër, duket se do të jetë një zgjedhje e përkohshme.

    “Yann Sommer do të jetë një vlerë e shtuar për ne, për shkak se ai ka një përvojë të madhe ndërkombëtare dhe ka luajtur për kohë të gjatë në Bundesliga”, tha Oliver Kahn pas transferit. “Ai i ka të gjitha aftësitë që të kontribuojë në suksesin tonë”.

    “Është një klub i madh dhe i fuqishëm. Ne kemi luajtur kundër njëri-tjetrit disa herë – e di që ka një kualitet të madh në aurën e këtij klubi”, tha në anën tjetër Sommer. “Jam krenar që tani unë jam pjesë e FC Bayern. Ne kemi disa sfida të mëdha para nesh. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe mezi pres të jem startues me shokët e mijë të rinj të skuadrës dhe gjithçka që do të vije më pas”.

    Në mungesë të Neuer, portieri zviceran pritet të jetë titullar për Bayernin që do të synojnë fitimin e Bundesligës dhe të kalojnë tutje në çerekfinale në Ligën e Kampionëve. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!