Bayern Munich mbrëmë pa ndonjë vështirësi e mposhti Crvena Zvezdën në shtëpi me rezultat të pastër 3-0 në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve
Bavarezët dominuan tërë takimin, ndërsa ishte Thomas Muller, ai që realizoi një gol tejet të bukur pas një skeme fantastike nga gjuajtja e lirë, shkruan Reporteri.
Alcantara dhe Kimmich po qëndronin tek topi, derisa spanjolli zuri në gjumë skuadrën serbe dhe me mjeshtri pasoi te Muller, i cili më pas shënoi për 3-0.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni skemën brilante të Bayern Munichut që në fund u shpërblye me gol, gjithashtu e keni edhe reagimin e portierit të Zvezdës, i cili desh u çmend pas reagimit të shokëve të tij. /Repoteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.