×
  • Sport
  • Sport

    Yjet e Belgjikës zbulojnë favoritët e Europianit

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 23:08

    Kombëtarja e Belgjikës është e mbushur me yje, por gjithsesi për Jan Vertonghen dhe Dries Mertens, ajo nuk është favorite për të fituar Kampionatin Europian që do të nisë mbrëmjen e së premtes.


    Jan Vertonghen u shpreh se skuadrat para të gjitha të tjerave janë Franca dhe Anglia, por ai theksoi se edhe Belgjika nuk mbetet shumë pas.

    “Favoritë kryesorë janë Franca dhe Anglia”, tha Vertonghen, i cili është futbollisti me më shumë paraqitje me kombëtaren e Belgjikës, 127.

    Edhe Mertens u shpreh se Franca është favorite kryesore, por ai tha se edhe Belgjika është rritur shumë gjatë viteve të fundit. “Ne mund të mundim çdo kundërshtar. Ne kemi mposhtur Anglinë disa herë gjatë viteve të fundit dhe mund të bëjmë të njëjtën gjë edhe me Francës edhe pse i shoh si favoritë kryesorë”, u shpreh sulmuesi i Napolit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!