×
  • Sport
  • Sport

    Yjet e Kosovës sonte përballën kundër njëri-tjetrit në Francë

    Reporteri
    06 Janar 2021 | 17:53

    Reims sonte e pret në shtëpi Dijonin në kuadër të javës së 18-të në kampionatin francez


    Reims ku luan Valon Berisha dhe Arbër Zeneli do të luajnë kundër Dijonit të Bersant Celinës, shkruan Reporteri.net

    Të tre yjet e Kosovës pritet që të jenë prezent në fushë në këtë takim.

    Berisha është titullar i padiskutueshëm te Reims, derisa së fundi në formën më të mirë është kthyer edhe Zeneli.

    Në anën tjetër edhe Celina te Dijoni është startues dhe sonte do të jetë një përballje interesante mes futbollistëve kosovarë.

    Reims aktualisht është në vendin e 15-të me 17 pikë, derisa Dijoni është në vendin e 19-të me 12 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!