Radja Nainggolan ka thënë se Antonio Conte çmendej pasi tij, por klubi i Interit nuk e dëshironte yllin belg
Radja Nainggolan këtë javë shënoi njërin nga golat më të bukur në Serie A me fanellën e Cagliarit, derisa në intervistën e fundit ka folur edhe për Conten, shkruan Reporteri.net
“Do të kisha dëshirë trajnohem prej tij,në një muaj isha në gjendje të vlerësoja vendosmërinë dhe idetë e tij,” ka thënë Nainggolan.
“Ai ishte shumë i qartë dhe i drejtpërdrejtë, duke e thënë hapur kur diçka nuk ishte në rregull.
“Gjatë përgatitjeve parasezonale, ai më mori mënjanë për të më thënë se çmendej pas meje dhe gjithashtu më donte te Chelsea, por që ishte një vendim i marrë nga klubi dhe i ndarë nga ai.
“Ai më tha drejtpërdrejt dhe unë i vlerësoj njerëzit që ua thonë gjëra në fytyrën,”.
Ndryshe, Nainggolan me fanellën e Interit zhvilloi 29 paraqitje dhe shënoi 6 gola në edicionin e kaluar, ndërsa në verën që shkoi ai u huauzua te Cagliari. /Reporteri.net/