Futbollisti francez i Arsenalit, njëherit kapiteni i kësaj skuadreje, Laurent Koscielny ka refuzuar të udhëtojë me skuadrën në Amerikë.
Skuadra e Arsenalit ka udhëtuar për përgatitjet parasezonale, por pjesës së ekipit nuk iu është bashkangjitur kapiteni francez, shkruan Reporteri.net
“Ne jemi shumë të zhgënjyer me veprimet e Koscielnyt, të cilat janë kundër instruksioneve tona të çarta”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Ne shpresojmë ta rregullojmë këtë në një kohë shumë të shkurtë dhe nuk do ta komentojmë më shumë në këtë moment”, thuhet tutje.
Francezi dëshiron që me çdo kusht të rikthehet në Francë, por klubi ka refuzuar kategorikisht largimin e tij pasi Emery dëshiron ta mbajë atë me çdo kusht./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.