Sulmuesi i Atletico Madridit sapo e ka shënuar mbase golin më të mirë të këtij sezoni në La Liga, pasi e mposhti portierin e Villarrealit me një goditje nga gjysma e fushës.
Correa e fitoi një top mu në vijën e mesit të fushës dhe e vërejti daljen e portierit Rulli, dhe e paraboloi atë me një goditje të saktë, duke i dhënë epërsinë 1:0 Atleticos në minutën e 10-të.
Është e vështirë të argumentosh kundër këtij goli për më të mirin e sezonit 2021/22 në Spanjë, të paktën deri tani.
Ndërkohë, Villarreali ai doli ta barazojë rezultatin në 1:1 në takimin që po luhet momentalisht në Stadiumin de la Ceramica.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.