Ylli i Schalkes, Weston McKennie ka luajtur me një shirit që mbante një mbishkrim në krah.
Siç mund të shihet, futbollisti 23 vjeçar ka një mesazh në të cilin shkruhet ‘Drejtësi për George’, personin që u vra nga një polic amerikan pasi i kishte mbajtur gjurin në fyt për disa minuta.
Futbollisti i Schalkes ka nënshtetësi amerikane dhe nga Gjermania ka kërkuar drejtësi për George Floyd.
Pikërisht kjo vdekje mizore ka bërë që në disa vende në SHBA të organizohen protesta të dhunshme ditëve të fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.