Patrik Schick ka thënë se Çekia udhëton për në Prishtinë për të fituar pikët e plota nga takimi kundër Kosovës
Kosova është nikoqire e Çekisë më 7 shtator në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020, shkruan Reporteri.net
Kosova dhe Çekia janë pretendent për vendin e dytë që siguron biletën për Kampionat Evropian.
Sulmuesi kryesor i Çekisë, Patrik Schick thotë se Kombëtarja e tij nuk e nënvlerëson Kosovën, por se në Prishtinë vijnë vetëm me një synim, që t’i marrin pikët e plota.
“Nëse i fitojmë të dyja ndeshjet, do të jemi shumë afër për ta siguruar vendin e dytë. Ne do të përgatitemi për ta dhënë më të mirën nga vetja. Ne nuk do ta nënvlerësojmë askënd. Gjashtë pikë nga këto dy ndeshje (ndaj Kosovës e Malit të Zi) janë synimi ynë” ka thënë Schick./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.