×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Chelseat me fjalë të mëdha për Kosovën: Ishte e mrekullueshme të ishe në atë atmosferë

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 21:03

    Mikpritja jashtëzakonshme që i ka bërë Kosova kombëtares së Anglisë vazhdon të bëjë bujë në mediat britanike.


    Pas Maguires e Chilwellit tani edhe ylli i Chelseat, Mason Mount ka pasur lëvdata për atmosferën në “Fadil Vokrri” dhe jashtë tij.

    Në një prononcim për Evening Standard ai ka thënë se ishte e mrekullueshme të përjetonte një atmosferë të tillë, duke e cilësuar si një nga mbrëmjet më të mira.

    “Ishte e mrekullueshme për ne të ishim në një atmosferë të tillë. Ishte një mbrëmje fantastike, shumë freskuese”, u shpreh Mount.

    Kurse Evening Standard shkruan se kjo ishte një nga mikpritjet më të ngrohta, me folësin në stadium që falënderoi Anglinë për ndihmën që i dha Kosovës më 1999 në çlirimin e saj, derisa tifozët kosovarë mbanin flamurin e Anglisë gjatë intonimit të himnit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!