Qemail Elshani futbollisti i Drenicës e ka komentuar një fotografi që ka bërë bujë në rrjetet sociale
Një fotografi ku shihen disa fëmijë duke luajtur futboll në Basra të Irakut ka bërë bujë jashtëzakonisht të madhe, shkruan Reporteri.net
Fëmijët pavarësisht luftës që po zhvillohet në Irak nuk e lënë anash pasionin e tyre futbollin.
Qemail Elshani me anë të një postimi në Facebook ka komentuar këtë fotografi ku ka kujtuar kohën e tij kur luante futboll gjatë regjimit serb.
“Më kujtuan fëmijërin time, kur regjimi serb sulmonte, me shpirtin dhe logjiken e pastër se jemi në tokat tona vazhdoja te luaja me shokët e lagjes, pa kalkuluar rrezikun se mund të na torturonin apo të na vrisnin.
Rikujtimi i vuajtjeve tona si popull, duhet të na obligoj që të lutemi për paqe dhe dashuri në botë,” shkruan Elshani në Facebook. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.