Jordan Henderson ka pësuar një lëndim dje me skuadrën e tij Liverpoolin, derisa ai nuk pritet të jetë i gatshëm për Anglinë për ndeshjet e muajit shtator
Kosova do të luajë me Anglinë më 10 shtator në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020, derisa ‘Tre Luanët’ nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Jordan Henderson, shkruan Reporteri.
Henderson pësoi një lëndim në ndeshjen e djeshme të Liverpoolit ndaj Burnely, ndeshje të cilën ‘Të Kuqtë’ e fituan me rezultat 3-0.
Kapiteni i Liverpoolit lëndoi nyjen e këmbës dhe më pas u zëvendësua nga Oxlade Chamberlain.
Ndryshe, përveç Anglisë, edhe Kosova ka probleme me lëndime pasi mungojnë pesë lojtarë të formacionit bazë si Arbër Zeneli, Milot Rashica, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu e Herolind Shala. /Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.