Elseid Hysaj është shumë optimist para sfidës së Shqipërisë që do të luajë kundër Francës më 10 shtator në kuadër të kualifikueseve të Euro 2020
Kombëtarja e Shqipërisë do ta ketë një sfidë tejet të vështirë kundër kampionit të botës, por Hysaj beson se Kuqezinjtë mund të befasojnë ‘Gjelat’ dhe të marrin pikë nga kjo përballje, shkruan Reporteri.net
“Ne duam rezultat pozitiv, nuk vijmë këtu për të humbur. Franca është Francë, por jam i sigurt që me këtë grup dhe me këtë trajner (Edy Reja) ne do të tregojmë vlerat tona,” ka thënë mbrojtësi i Napolit.
“Ne shkojmë me idenë për të marrë pikë, një ose tre, me lojë të mirë dhe duke fituar terren. Sigurisht që do të përballemi me një ekip më të fortë, por Shqipëria mund të fitojë,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.