Reprezentuesi i Kosovës, Anel Rashkaj ka ndarë rrugët me skuadrën suedeze AFC Eskilstruna pas vetëm një viti.
29 vjeçari e ka konfirmuar vetë informacionin në llogarinë e tij personale, derisa ka falenderuar dhe i ka uruar fat atyre në vazhdim.
“Falënderoj AFC Eskilstuna për bashkëpunimin dhe ju uroj suksese në të ardhmen”, ka shkruar Rashkaj.
Mesfushori nga Prizreni është prej kohësh pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, derisa një periudhë ishte edhe kapiten i ekipit, raporton Gazetasheshi.com.
Ai është paraqitur edhe në disa ndeshje kualifikuese të cilat Kosova i zhvilloi në kuadër të “EURO 2020”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.