Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati, është pranë transferimit te Dinamo Zagreb, kanë njoftuar mediumet kroate.
Siç raportohet në Kroaci, Kastrati gjatë javës së ardhme pritet të nënshkruajë kontratë me gjigantin kroat. Ai do të qëndrojë te Lokomotiva dhe Dinamos do t’i bashkohet gjatë verës.
Kastrati 21-vjeçar është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, që është filiale e Dinamos së Zagrebit, raporton KTV.
Këtë stinor në 20 ndeshje në elitën futbollit të Kroacisë, ai ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me katër asistime.
Transferimi te Dinamo e Zagrebit, sipas mediumeve kroate, po pritet të realizohet së shpejti dhe për të do të jetë një hap para në karrierë.
Me Lokomotivën e Zagrebit, Kastrati ka kontratë deri në verën e vitit 2023.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.