×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Milanit bëhet burrë: Tifozët më vërshëllyen me të drejt

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 18:55

    Suso ka thënë se tifozët e Milanit e kanë vërshëllyer atë me shumë të drejt


    Milani mbrëmë fitoi 1-0 ndaj SPAL-it me golin e vetëm të shënuar në këtë takim nga Suso, i cili realizo për mrekulli nga gjuajtja e lirë, shkruan Reporteri.net

    Spanjolli ishte kritikuar kohëve të fundit shkaku i paraqitjeve të tij, por si një profesionist i vërtetë ka thënë se tifozët kishin të drejt.

    “Një gol nuk e ndryshon historinë. Nuk e fshin një moment negativ dhe as vërshëllimat e merituara. Ose kritikat, të drejta. Një gol na bën të marrim frymë, të kuptojmë se rruga është ajo e duhura, por është e gjatë. Luaj për Milanin, jam tifoz i Milanit,” ka thënë Suso.

    “Na takon ne të gjithëve për të vendosur të ardhmen tonë. Kemi dhe dy ndeshje para ndërprerjes së kampionatit. Të besojmë sepse çdo gjë është ende e mundur. Gjithmonë, gjithmmonë, forca Milan,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!