×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i reagon Rahovecit: Festën tonë nuk na zbehin ata që deri dje basketboll kanë shikuar vetëm në televizor

    Reporteri
    06 Dhjetor 2019 | 12:03

    Golden Eagle Ylli dje mposhti rivalin lokal Rahovecinë në shtëpinë e kësaj të fundit me rezultat 69-68


    Një rivalitet i madh ekziston ndërmjet Yllit nga Suhareka dhe Rahovecit, klube të cilat sa herë që takohen zakonisht ka ndonjë gjë jashtë parketit për të cilën duhet të flitet, shkruan Reporteri.net

    Ylli sot me anë të një komunikate ka thënë se nuk janë pritur aspak mirë në Rahovec, por gjithashtu në fund ‘thumbuan’ rivalët e tyre me një fjali paksa të rëndë.

    “Komunikatë nga Golden Eagle YLLI

    Ndeshja e zhvilluar mbrëmë në Rahovec përpos fitores së merituar, na la edhe shije të keqe nga tifozët vendas.

    Lojtarët tanë ishin gjatë gjithë kohës nën sharje dhe fyerje nga tifozët, por edhe nga ata që ishin ulur në prag të fushës. Aq më e turpshme ishte fyerja morale që bëhej ndaj neve në bannerin e tifozëve vendas.

    Me përfundimi e pjesës së parë u hodhën edhe mjete piroteknike. Por, nuk përfundoi me kaq, edhe dy herë tjera u hodhën mjete piroteknike.

    Me të përfunduar ndeshja me fitoren e klubit tonë, sikur në kor u hodhën shkrepse, shishe plastike dhe gjësende tjera në drejtim të lojtarëve tanë brenda fushës dhe në dalje të saj.

    Ata suharekas që erdhën të shikojnë ndeshjen, automjetet e tyre i gjetën me dëmtime. Mirëpo, jo vetëm kaq. Disa prej tyre u sulmuan tinëzisht. Sulmi u bë edhe mbi zyrtarët e klubit tonë.

    Veturat me regjistrim 04 kishin fatin e njejtë, duke mos përjashtuar as minibusin e lojtarëve.

    Kjo sjellje e keqe na dëshpëron thellësisht, kur mendojmë se ishte Rahoveci që në Suharekë përpos që luajtën në palestër, ishin të mirëpritur dhe pa asnjë dëmtim.

    Pas gjithë kësaj, neve festën e fitores nuk mundën të na zbehin, pasi kemi festuar herët. Edhe atëherë kur Rahoveci basketboll vetëm në televizor ka shikuar,” thuhet në komunikatën e klubit nga Suhareka. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!