Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thuhet se është shumë i interesuar për një lëvizje të mesfushorit të Real Madrid, Dani Ceballos.
Gazeta spanjolle ‘Marca’ shkruan se Liverpool janë të interesuar për Dani Ceballos, përcjell lajmi.net.
Pasi Zinedine Zidane i ka bërë të qartë lojtarit se nuk bën pjesë në planet e tij, për lojtarin e Spanjës U21 shumë skuadra kanë filluar të shfaqin interesim, filluar nga Italia, Gjermania dhe së fundi edhe nga Anglia.
Pas një gare mes Tottenham dhe Arsenal për Ceballos, është tani Liverpool që po kërkon lojtarin që të transferohet në ‘Anfield Road’.
Dani Ceballos aktualisht gjendet me pushime pas suksesit me Spanjën U21 në Kampionatin Evropian, ku u shpallën kampion të Evropës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.