Dele Alli më 2012 kishtë bërë një postim në Twitter në lidhje me Jose Mourinhon ku thoshte se nuk do të dëshironte të punonte kurrë me të
E si për ironi tani Dele Alli do të punojë me Jose Mourinhon, pasi portugezi dje u emërua trajner i Tottenhamit, shkruan Reporteri.net
Tani, në rrjete sociale po shpërndahet me të madhe postimi i mesfushorit anglez që është bërë në vitin 2012.
“Me siguri që nuk mund të jem i vetmi që mendon se Mourinho është i mbivlerësuar dhe shumë kokëfortë … thjesht ju bën të dukeni si menaxher i keq, Unë jam i kënaqur që nuk do të më duhet të punoj kurrë me të,” thuhet në postimin e bërë nga Alli vite më parë.
Ndryshe, Alli është njëri nga lojtarët kryesorë në vitet e fundit te Tottenami, por të presim dhe të shohim se si do të reagojë Mourinho kur do ta shoh këtë postim që ai kishte bërë vite më parë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.