Mërgim Vojvoda dje luajti për herë të parë në Ligën e Evropës me Standard Liege që fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Guimares
Standard Liege e mposhti skuadrën portueze Guaimares 2-0 në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, shkruan Reporteri.net
Mërgim Vojvoda ishte i plotë në këtë takim derisa edhe më meritori në golin e parë të skuadrës belge.
Goli i parë i Standardit erdhi pas harkimit të mbrojtësit të Kosovës, duke e detyruar kundërshtarin ta dërgojë topin në portën e gabuar.
Përveç se detyroi kundërshtarin të shënojë autogol drenicaku u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 75-të.
Ndërsa sot Vojvoda ka reaguar në Facebook ku ka treguar se është shumë i lumtur për fitoren e arritur nga skuadra e tij.
“Çfarë ndjenje për ndeshjen tonë të parë në UEFA Europa League, Standard de Liege. Faleminderit tifozëve për mbështetjen”, ka shkruar Vojvoda. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.