×
  • Sport
  • Sport

    Ylli kosovar që zakonisht shkëlqen me gola e asiste sot u ndëshkua me karton të kuq

    Reporteri
    08 Dhjetor 2019 | 16:55

    Lirim Kastrati është ndëshkuar me karton të kuq për Lokomotivën e Zagrebit në ndeshjen kundër Osijekut


    Anësori këmbëshpejt i Kombëtares së Kosovës sot nuk e kishte ditën e tij dhe u ndëshkua dy herë me karton të verdhë në minutat 31′ dhe 63′, shkruan Reporteri.net

    Osijek e fitoi përballjen me Lokomotivën me rezultat të pastër 4-0. Në këtë takim startues për Lokomotivën e Zagrebit ishin pesë futbollistë shqiptar, Kastrati, Cokaj, Mersinaj, Tuci dhe Uzuni.

    Ndryshe, Lirimi ka shënuar 6 gola këtë edicion me fanellën e Lokomotivës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!