×
  • Sport
  • Sport

    Ylli triumfon në një ndeshje dramatike ndaj Vëllaznimit

    Reporteri
    31 Janar 2021 | 18:19

    Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 75:71 (18:19, 19:17, 23:19, 15:16), në kuadër të javës së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll.


    Takimi në Therandë ishte mjaft interesant dhe fituesi nuk është ditur deri në çastet e fundit, megjithatë, therandasit triumfuan në fund, që ishte e pesta radhazi në stinorin pranveror.Ndeshja nisi e baraspeshuar, ku çereku i parë përfundon 18:19 për mysafirët. Asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej as në periudhën e dytë, që përfundon 19:17, kurse skuadrat shkuan në pushim me shifrat 37:36.

    Edhe perioda e tretë ishte e barabartë, derisa në fund shkëputen vendasit, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:55.

    Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe arritën të kalojnë në epërsi në 63:66, por më pas Ylli u tregua më i vëmendshëm dhe arriti të menaxhojë më mirë lojën në fund për të triumfuar 75:71.Te Golden Eagle Ylli u dallua Erjon Kastrati me 18 pikë e pesë kërcime, kurse te Vëllaznimi u dallua Emmanuel Emogbo me 22 pikë e 14 kërcime.

    Golden Eagle Ylli ka 13 fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa Vëllaznimi katër fitore dhe 15 humbje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!