×
  • Sport
  • Sport

    Yllit të Realit ia grabisin shtëpinë gjatë kohës sa luhej derbi me Atleticon – Gruaja dhe vajza e tij ishin brenda

    Reporteri
    29 Shtator 2019 | 14:52

    Casemiros iu është grabitur shtëpia gjatë kohës kur Reali po luante me Atleticon në ëanda Metropolitana


    Real Madridi mbrëmë luajti baras 0-0 me Atletico Madridin në kuadër të javës së gjashtë në La Liga, shkruan Reporteri.net

    Por, gjatë kohës sa po luhej derbi iu është grabitur shtëpia e Casemiros.

    Sipas El Chiringuitos gruaja dhe vajza e Casemiros ishin brenda shtëpisë kur kishte ndodhur grabitja.

    Hajdutët vodhën gjëra me vlerë, ndërsa nuk i ka ndodhur asgjë gruasë dhe vajzës së yllit brazilian.

    Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që grabitet një shtëpi e ndonjë ylli të Real Madridit, pasi në të kaluarën i kishte ndodhur edhe Moratas, Iscos, Vasquezit dhe Zidane./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!