AC Milan, vazhdon të ndjekë nga afër situatën e yllit të Romës, Nicolo Zaniolo, i cili mund të ndryshojë klub këtë verë.
Paolo Maldini dhe Frederic Massara vazhdojnë biznesin e tyre në tregun e transferimeve si zakonisht.
Drejtuesit e kuqezinjve nuk do të shpërqendrohen nga negociatat e Elliott Management për të shitur klubin e AC
Ardhja e fondit të Bahreinit mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në aftësitë ekonomike të Milanit për dritaren e ardhshme të transferimeve, përcjell ORAinfo.
La Gazzetta dello Sport raporton se AC Milan vazhdon të mbetet i interesuar për yllin e Romës, Nicolo Zaniolo.
Playmakeri 22-vjeçar italian është rikthyer të luajë në nivele të shkëlqyera kohët e fundit, por e ardhmja e tij në kryeqytet është e pasigurt. Kontrata e Zaniolo skadon në qershor 2024 dhe bisedimet për rinovimin janë ndalur për një kohë të gjatë.
Gazeta italiane shpjegon se Zaniolo dëshiron të ndihet në qendër të një projekti të ri dhe synon të dyfishojë pagën e tij aktuale prej 2.2 milionë euro në sezon. Ai aktualisht po kërkon një kontratë të ngjashme me atë të Lorenzo Pellegrinit dhe Tammy Abraham, të cilët marrin rreth 4.5 milionë neto në vit.
Në pamundësi për vazhdimin e kontratës, Roma po shqyrton seriozisht shitjen e italianit. Roma po kërkon 60 milionë euro raporton La Gazzetta dello Sport. AC Milan dhe Juventus dhe dy klubet më të interesuara për 22-vjeçarin. AC Milan ka vendosur të paraqesë një ofertë që nuk do të kalojë tarifën prej 40 milionë euro.