×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohen 7 fituesit e garës në rrëzim të duarve që u mbajt në Mitrovicë

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 19:51

    Mitrovicasit kanë qenë dëshmitarë të një gare jo të zakonshme në qiellin e hapur, që u mbajt dje në praninë e rreth 50 shikuesve.


    Disa persona kanë rrëzuar duart tek Liqeni Akumulues, për të promovuar sportin e ri në qytet, shkruan Reporteri.net.

    Organizatorët kanë bërë të ditur se ky event nuk kishte karakter garues, mirëpo ka përmendur disa nga më të mirët.

    Bunjamin Luboveci, Ahmet Mehmeti, Edon Morina, Besmir Musaj, Fatmir Qerkinaj, Nysret Gashi dhe Faton Rrustemaj janë më të mirët në garën për rrëzimin e duarve.

    Organizatorët kanë bërë të ditur se ditët në vazhdim do të bëhet një garë e vërtetë, pasi do të bëhet një organizim më serioz.

    Ndryshe, Mitrovica gjatë ditës së djeshme mbajti edhe garën e kërcimit, ku qindra shikues morën pjesë në këtë ngjarje./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!