Jurgen Klopp thuhet se u ul me drejtorin sportiv të Liverpool, Michael Edvard gjatë verës për të diskutuar mbi ri-nënshkrimin e Philippe Coutinho.
Mesfushori-sulmues, Coutinho firmosi me klubin e Barcelonës në verën e vitit 2018 për shumën e 142 milionë eurove, shkruan Reporteri.net.
Por u bë e qartë pas sezonit të parë që Coutinho e kishte të vështirë të luajë në La Liga, pasi mesfushori nuk e gjeti veten në Spanjë, dhe Barcelona e vendosi atë në huazim tek skuadra e Bayernit.
Një numër i klubeve të me traditë në futbollin botëror përfshirë Manchester United dhe Tottenham ishin të interesuar për të, por Bayern Munich më në fund e fituan garën për ta nënshkruar me brazilianin.
Sipas The Athletic, Liverpool ishte i gatshëm të firmosnin me të përsëri, kjo pasi Klopp besohet se është ulur edhe me ekspertin e transferimeve, Edvard për të diskutuar detajet më të hollësishme të një marrëveshje për ta rikthyer Coutinho në “Anfield”.
Por, kjo u bë e pamundur, pasi skuadra e Barcelonës kërkon një çmim të lartë huazimi si dhe një pagë mujore prej 250 mijë eurove./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.