Liverpool e mposhti Barcelonën me rezultat 4-0 në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar
Njëra nga ndeshjet më interesante të viteve të fundit në Ligën e Kampionëve ishte ajo ndërmjet Liverpoolit dhe Barcelonës që u luajt në Anfield, shkruan Reporteri.net
‘Të Kuqtë’ kishin humbur ndeshjen e parë 3-0, ndërsa në të dytën fituan 4-0 dhe u kualifikuan në finale të Ligës së Kampionëve ku më pas mposhtën Tottenhamin me rezultat 2-0.
Leo Messi para ndeshje me Liverpoolin kishte tentuar që t’i motivonte bashkëlojtarët e tij, por që në fund nuk pati sukses.
“Nuk mund ta humbin këtë mundësi. Jepni gjithçka. Mos harroni, Roma ishte faji ynë, i askujt tjetër” ishin disa nga fjalët e Messit në dokumentarin që klubi i Barcelonës pritet ta lëshojë së shpejti. /Reporteri.net/
Messi before THAT game. #LFC pic.twitter.com/Lf31Mc9sJj
— SNM (@JackCook95) November 29, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.