Është bërë një vit që nga dueli i dy gjigantëve të MMA, Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor me të parin që kishte mposhtur gorillën irlandeze në rundin e katërt
Njëri nga duelet më interesante të UFC që do të mbahet mend gjatë është ky që u zhvillua ndërmjet dyshes, Khabib dhe McGregor, shkruan Reporteri.net
Khabibi ka bërë të ditur se nuk dëshiron rimeç me McGregorin, si dhe ka treguar fjalët që sipas tij i ka thënë irlandezi kur e kishte hedhur në tapet.
“Sinqerisht, unë nuk besoj se ai dëshiron të ndeshet vërtetë me mua. Si mund të kërkojë një duel të tillë? Unë e mposhta atë në katër runde,” ka thënë Khabib.
Nurmagomedov foli edhe për momentin kyç të ndeshjes ku McGregor e dorëzoi meçin.
“Ishte një shenjë që ai nuk dëshironte të ishte aty, ‘më lejo të shkojë të lutem’. Dhe tani ai kërkon një rimeç.
“Ai së pari duhet ta meritojë rimeçin. Po bëhen katër vite që nga fitorja e fundit e tij”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.