×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohen fjalët që Ronaldo ia tha De Ligtit pas përfundimit të ndeshjes me Torinon

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 16:23

    Juventusi dje e mposhti me rezultat 1-0 Torinon në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A


    Mathijs De Ligt ishte protagonist në këtë takim duke shënuar golin e fitores, por ai u përmend edhe për një rast diskutabil ku kishte luajtur me dorë, por gjyqtari nuk kishte ndalur penallti, shkruan Reporteri.net

    Pas ndeshjes CR7 është kapur nga kamerat duke i thënë holandezit “Qetësohu, ndeshja ka përfunduar,” pasi De Ligt ishte hutuar dhe po vraponte akoma, ani pse gjyqtari kishte dhënë sinjalin për përfundimin e takimit.

    Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale dhe po komentohet shumë nga fansat e futbollit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!