Deontay Wilder sot u njoftua me humbjen e parë në karrierë
Tyson Fury e mposhti boksierin amerikan në AMG Arena të Las Vegasit dhe kështu tani ai është kampion i ri i peshave të rënda në divizionin WBC, shkruan Reporteri.net
Gipsy King dominoi tërë meçin duke e rrëzuar dy herë Wilderin në raundin e tretë dhe të pestë, para se gjyqtari ta ndalonte sfidën në raundin e shtatë.
This photo ?
Sheesh. #FuryWilder2 pic.twitter.com/tIexQgdiNf
— Complex Sports (@ComplexSports) February 23, 2020
Arsyeja pse gjyqtari ndali meçin ishte pasi trajneri i Wilderit e hodhi peshqirin në shenjë për dorëzim.
Kjo nuk i pëlqeu aspak boksierit amerikan pasi ai dëshironte të vazhdonte luftën, ani pse nga momenti në moment Fury mund ta nokautonte atë.
Tani në një video të publikuar në Tëitter shihet Wilder se si shkon te trajneri i tij dhe i thotë dy herë “Pse e bëtë këtë,”.
“Why did you do that? Why did you do that?” @BronzeBomber asks his corner why they threw in the towel. #WilderFury2 pic.twitter.com/TmPRXOYghZ
— SportsCenter (@SportsCenter) February 23, 2020
Kujtojmë që pas meçit Wilder kishte marrë rrugë për në spital dhe nuk kishte mundur që të paraqitej fare në konferencë për media. /Reporteri.net/