Adnan Januzaj ishte në qendër të vëmendjes këtë merkato janari teksa u bë objektivi i dy skuadrave në Seria A, të Milanit dhe Romës.
Kuqezinjtë ishin në kërkim të një sulmuesi krahu për të zëvendësuar Suso, ndërkohë që Roma për të zëvendësuar Nicolo Zaniolo.
Në fund asnjë prej klubeve nuk vazhdoi më negociatat duke i kthyer përgjigje negative klubit të Real Sociedad e cila e ka në pronësi sulmuesin Januzaj.
Në Itali së fundmi kanë zbuluar arsyet se pse Milani nuk arriti të merrte futbollistin belg.
Sipas medias CalcioMercato, Maldini, Boban dhe Massaro u interesuan veçanërisht për ish futbollistin e Manchester United, por në fund nuk u arrit konkluzioni i dëshiruar për shkak të kërkesave ekonomike.
Klubi spanjoll kërkonte 12-15 milion euro për Januzaj ndërkohë që edhe vetë futbollisti nuk ulte kërkesat e tij financiare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.