Ndeshja PSG-Basaksehir u ndërpre mbrëmë në minutën e 14-të pasi gjyqtari i katërt kishte përdorur fjalë raciste në asistentin e klubit turk, Pierre Webo
Pas kësaj që ndodhi skuadrat nuk vazhduan ndeshjen dhe shkuan drejt e në dhomat e zhveshjes, shkruan Reporteri.net
Pasi u qetësuan gjakrat, pritej që ndeshja të rifillonte mbrëmë, por një gjë e tillë nuk ndodhi, dhe kjo përballje do të vazhdoj sonte nga ora 18:55.
Un giocatore del Basaksehir è andato dai calciatori del Psg e ha detto: Erdogan ci ha ordinato di non rientrare in campo. La partita, dopo la sospensione per la frase razzista del quarto uomo, non è ripresa per quello. Riprende oggi alle 18.55. #UCL #PSGIBFK
— Alessandro Alciato (@AAlciato) December 9, 2020
Por, një detaj interesant është zbuluar tani ku prentendohet se Erdogan i ka thënë një futbollistit të Basaksehirit që të mos rikthehen në fushë për të luajtur futboll.
I njëjti futbollist ka shkuar te dhomat e zhveshjes të PSG duke ia kumtuar atyre lajmin se nuk do të dalin në fushë pasi kështu u ka thënë atyre Erdogan.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari italian, Alessandro Alciato, i cili ka shkruar se kjo ndeshje nuk rifilloi mbrëmë shkaku i urdhërit që e kishte dhënë presidenti i Turqisë, Erdogan.
Ndryshe, skandali i mbrëmshëm ndodhi pasi gjyqtari i katërt përdori fjalë raciste në trajner-asisntetin, Pierre Webo. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.