×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohen prapaskenat: Ky ishte njeriu që e bindi Florian Kamberin që t’i thoshte ‘PO’ Shqipërisë

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 10:52

    Florian Kamberi është një nga lojtarët që ka pranuar të luajë për kombëtaren shqiptare.


    Sulmuesi 24-vjeçar që aktivizohet me skuadrën e Hibernian ka bindur trajnerin Edi Reja me aftësitë e tij dhe është italiani që e ka kërkuar me ngulm t’i bashkohet kuqezinjve.

    Megjithatë s’ka qenë e lehtë, pasi edhe Zvicra kërkonte shërbimet e tij. Mediet skoceze, konkretisht “edinburghlive.co.uk”, raporton se ka qenë ndihmësi i 73-vjeçarit, Sergio Porrini që ka bindur Kamberin t’i thotë “Po” Shqipërisë.

    Ai ka qenë i pranishëm në ndeshjen Hibernian – Celtic ku sulmuesi shqiptar arriti të shënonte në humbjen 2-5. Bëhet me dije se pas takimit, Sergio Porrini ka biseduar me 24-vjeçarin duke i treguar planet e Rejës dhe rinovimin që po i bëhet ekipit kombëtar.

    Projekti i paraqitur nga ndihmësi i trajnerit të Shqipërisë duket se ka bindur Kamberin, i cili në majën e sulmit ka treguar se është pikërisht “vrasësi” që mund t’i bëjë shumë punë ekipit tonë kombëtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!