Xherdan Shaqiri shumë lehtë në janar do të mund të përfundonte te Galatasaray
E përditshmja turke ‘Sozcu Gazetesi’ ka thënë se Galatasaray ishte pajtuar me Liverpoolin për një huazim 6 mujor të Shaqirit me të drejt blerje në fund të sezonit, shkruan Reporteri.net
Por, një transferim i tillë u refuzua kategorikisht nga Shaqiri, i cili dëshiron të qëndrojë te Liverpooli.
Don’t think he would leave though ?https://t.co/OktmbK2IGb
— Kevin Chan (@LuckyLukeXO) December 18, 2019
“Shaqiri ka refuzuar huazimin te Galatasaray, pasi dëshiron të mbetet te Liverpooli. Galatasaray kishte arritur marrëveshje me Liverpoolin për huazimin e tij, me detyrim të blerjes në fund të këtij edicioni. Por Shaqiri prishi planet e Galatasarayt”, ka shkruar Sozcu Gazetesi.
Ndryshe, këtë edicion Shaqa kishte probleme me lëndime dhe nuk kishte shumë hapësira te Liverpooli, pavarësisht kësaj ai shënoi një gol të bukur kundër Evertonit në ndeshjen e tij të parë si startues për këtë edicion me ‘Të Kuqtë’. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.