Një javë më parë në media qarkulloi lajmi se futbollisti Mergim Berisha është ndarë nga e dashura e tij.
Sulmuesi i Fenerbahçes, dyshohet se ka rrahur të dashurën e tij, Vesa Vllasaliu dhe i ka konfiskuar sendet në rezidencën ku jetonin së bashku në Ümraniye, shkruan mediumi turk “dha.com.tr“, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net.
Vesa Vllasaliu përmes avokatit të saj ka bërë kallëzim kundër sulmuesit të Fenerbahçes, Mergim Berisha.
Në peticion thuhej se Vllasaliu dhe Berisha jetojnë së bashku që nga shtatori i vitit 2021 dhe kishin planifikuar të martohen muajin e ardhshëm.
Në peticionin për denoncimin pretendohej se Berisha ka ushtruar dhunë ndaj Vllasaliut dhe e ka dëbuar nga banesa në Ümraniye, ku jetonin së bashku. Gjithashtu aty thuhej se Berisha i ka konfiskuar rrobat Vllasaliut dhe nuk e ka lejuar as t’ia marrë sendet e saj. Në peticion thuhej edhe se Berisha kishte udhëzuar rojet e sigurisë së rezidencës që “të mos e linin Vllasaliun të hynte në aty”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.