Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dje ua mundësoi dy fëmijëve që mbijetuan nga tërmeti të takoheshin me Cristiano Ronaldon dhe Gianluigi Buffonin
Të dy fëmijët ishin shumë të lumtur që takuan dy legjenda nga bota e futbollit, shkruan Reporteri.net
Ky gjest u prit mirë nga të gjithë.
Pas disa minutave që kaluan fëmijët me legjendat e futbollit dhe pranuan edhe nga një fanellë prej tyre, ishte radha që Rama të bisedonte me Buffonin.
Gjatë bisedës z.Rama i tha Buffonit se Juventusi në Shqipëri është si fe dhe se ai është si Papa.
Edi Rama: Unë jam një juventin i vjetër, por kjo është për një ditë tjetër.
Giggi Buffon: E di, kam pasur një kuzhinier shqiptar në Coverciano (qendra e grumbullimit të kombëtares Italiane), që më thoshte gjithmonë se në Shqipëri ka një Fun Club tifozësh të Juventusit dhe janë të çmendur.
Edi Rama: Juventusi është besim fetar në Shqipëri dhe ti je Papa. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.