Leo Messi është ndalur sërish mbrëmjen e djeshme. Ylli argjentinas është dorëzuar në ndeshjen ndaj Villarreal duke u detyruar që të braktiste fushën e lojës pas pjesës së parë.
Sipas “Mundo Deportivo”, Messi e ka kuptuar menjëherë problemin, por jo seriozitetin. Mundo ka shkruar se Messi ka pyetur fizioterapistin Jordi Mesalles në lidhje me situatën. Pak fjalë, por të mbushura me frikë: “Nuk mund të jem thyer, nuk mund të thyhem”.
Argjentinasi ishte i vetëdijshëm për problemet e mëdha që do të shkaktonte një ndalesë e gjatë. Në bisedën e zhvilluar në fushë, të kapur nga telekamerat, duket se pjesëtari i stafit mjekësore të katalanasve i ka këshilluar Mess-it zëvendësimin.
“Pleshti” nuk ka qenë dakord, por kur ka parë të afrohet edhe doktorin Hai Yanguas, është dorëzuar dhe ka miratuar zëvendësimin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.